BallinaLajmeDëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Të ngjajshme

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është dëmtuar, ndërsa rasti ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë.

Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së në Kaçanik ka shprehur indinjatë të thellë, duke e cilësuar dëmtimin e shkronjave të UÇK-së te vendi i njohur si “Guri i Shpuar” si një akt barbar.

Sipas organizatës, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se hetimet tashmë kanë nisur dhe se, bazuar në dyshimet e para, simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa ende nuk dihet koha e saktë kur ka ndodhur ngjarja.

Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, për të cilin dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave të UÇK-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -