BallinaLajmeDëmtohen shkronjat e UÇK-së te “Guri i Shpuar” në Kaçanik, hapet rast...

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së te “Guri i Shpuar” në Kaçanik, hapet rast në polici: Është vërejtur edhe një zjarr

Të ngjajshme

Kurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, gjatë një...

PDK-ja kundër qasjes së Kurtit, Deliu-Kodra: Qytetarët meritojnë jetë më të mirë

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e...

Punë edhe gjatë natës për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet

Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, ka...

Rashford ul pagën për të qëndruar te Barcelona

Barcelona ka disa vendime të rëndësishme për të marrë...

Sot rreth orës 09:45, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë për dëmtimin e simbolit me tre shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar”.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha për Gazetën Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore , shefi i operativës si dhe zyrtarë komunalë e përfaqësues të OVL-UÇK-së.

“Nga hetimet e para dyshohet se simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes. Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave”, tha Veseli për Express.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë”, përfundoi Veseli.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar faqja e OVL UÇK-së, dega Kaçanik.

Pamje:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz