BallinaLajmeKurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Kurti premton reformë pensionale: Pensionistët do të kenë trajtim meritor

Të ngjajshme

Xabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të fitojmë trofe

Chelsea ka konfirmuar sot në faqen zyrtare emërimin e Xabi...

Zgjedhjet e 7 qershorit – sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora...

“Studentë, jemi me ju”, Çitaku në mbështetje të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve...

Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër

Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në...

Në 35-vjetorin e rënies, Haradinaj kujton veprimtarin Mentor Tolaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe...

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht, ka zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët në konakun e tyre, ku foli për projektet dhe mbështetjen që qeveria e tij ka ofruar për këtë kategori.

Kurti theksoi se pensionet ishin 90 euro kur morën qeverisjen, ndërsa gradualisht janë rritur fillimisht në 100 euro, më pas në 120 dhe aktualisht në 150 euro. Ai rikujtoi gjithashtu se pensionistëve u janë ndarë gjashtë herë shtesa të njëhershme nga 100 euro.

Sipas tij, qeveria është përpjekur që buxheti të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të mbështetur secilën kategori shoqërore, duke vënë theksin tek ata që kanë më së shumti nevojë.

Kryeministri në detyrë paralajmëroi se në mandatin e ardhshëm do të ndërmerret edhe reforma pensionale, për të siguruar, siç tha ai, trajtim më dinjitoz dhe meritor për pensionistët.

“Qeverisja jonë mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar për mirëqenie dhe drejtësi”, u shpreh Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz