BallinaSportXabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të...

Xabi Alonso flet pas emërimit te Chelsea: Nder për mua, tani të fitojmë trofe

Të ngjajshme

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Chelsea ka konfirmuar sot në faqen zyrtare emërimin e Xabi Alonso si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Ish-reprezentuesi spanjoll do të nisë zyrtarisht detyrën më 1 korrik, ndërsa me klubin londinez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Alonso vjen në Stamford Bridge pas eksperiencave të suksesshme në futbollin evropian, ku ka punuar me Real Madrid dhe Bayer Leverkusen. Pikërisht me klubin gjerman ai shkroi histori duke i udhëhequr drejt titullit të parë kampion në Bundesliga.

Trajneri spanjoll konsiderohet një nga emrat më premtues në futbollin evropian, jo vetëm për aspektin taktik, por edhe për aftësitë e tij si lider dhe menaxher grupi.

Pas firmosjes së kontratës, Alonso foli për herë të parë si trajner i Chelseat,duke thënë se qëllimi është të fitoj trofe.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe jam jashtëzakonisht krenar që jam trajneri i këtij klubi të madh. Nga diskutimet e mia me grupin e pronarëve dhe udhëheqjen sportive, është e qartë se ndajmë të njëjtën ambicie”.

“Duam të ndërtojmë një ekip të aftë për të garuar vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe për të luftuar për trofe. Ekipi ka talent dhe potencial të madh dhe do të jetë një nder i madh për mua ta udhëheq atë”.

“Fokusi tani është te puna e palodhur, ndërtimi i kulturës së duhur dhe fitimi i trofeve”, deklaroi Alonso.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz