Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy persona dhe më pas i kanë detyruar të futen në një veturë kundër vullnetit të tyre.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 29 prill në fshatin Duhël të Suharekës, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është realizuar të shtunën, shhkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar se pas sulmit, viktimat ishin dërguar në një kafiteri pa dëshirën e tyre. Gjatë kontrolleve në tri lokacione të lidhura me të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Njoftimi i plotë:
Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike. /Lajmi.net/