Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, derisa ndodhej në gjendje të dehur.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:53. I dyshuari është ndaluar nga policia dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë:
Malishevë / 16.05.2026 – 18:53. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/