Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë.
Spanjolli, ka vendosur të kthehet në Premierligë ku do t’i bashkohet Chelseat si trajner.
Alonso, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me “Blutë e Londrës”.
Ai zëvëndëson kështu Liam Roseniorin, i cili ishte shkarkuar muajin e kaluar.
Kështu Alonso, do të ketë mundësinë të provojë veten në një nga ligat më të forta në futboll, siç është Premierliga./IndeksOnline/