Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake gjatë një kontrolli në fshatin Crepule të Zubin Potokut.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të një shtëpie të vjetër dhe të pabanuar janë gjetur një armë AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale, fishekë të kalibrit të madh, si dhe pajisje të tjera ushtarake, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, janë sekuestruar një helmetë ushtarake, një çantë me pajisje për pastrimin e armëve dhe një uniformë ushtarake e kamufluar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Njoftimi i plotë:
Crepule, Zubin Potok /16.05.2026 – 12:20. Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Lajmi.net/