BallinaLajme“Sinqerisht, marre po më vjen për ty…” – Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit...

“Sinqerisht, marre po më vjen për ty…” – Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit i cili tha se ‘opozita ka nevojë për goditje të re’

Të ngjajshme

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe kandidate për deputete, Vlora Çitaku, ka publikuar një postim të fuqishëm ku kritikon ashpër qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar fokusin e saj tek “goditjet” politike si larg nga hallet reale të qytetarëve.

“Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një ‘goditje’ të re. Sinqerisht, marrë po më vjen për ty. Harroje opozitën për një moment. A e din për çka kanë nevojë qytetarët?” shkruan Çitaku, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë: 
Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një “goditje” të re.
Sinqerisht, marre po më vjen për ty.
Harroje opozitën për një moment.
A e din për çka kanë nevojë qytetarët?
Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.
Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet.
Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.
Polici ka nevojë për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.
Shërbyesit civilë kanë nevojë për kushte pune, jo për terror qeveritar.
FSK ka nevojë për integrim në NATO.
Bizneset kanë nevojë për qeveri që ua mundëson zhvillimin, jo që i lufton.
Mediat kanë nevojë për liri.
Këto janë hallet e qytetarëve.
Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo “goditjet” politike.
Keq, Albin. Keq./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz