Hoffenheimi i Fisnik Asllanit, Leon Avdullahut dhe Albian Hajdari kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League.
Kjo pasi që ata u mposhtën nga Borussia Monchengladbachu, me rezultat të thellë 4-0, pas golave të Bolin, Tabakoviq, Diks dhe Hack
Humbjes së tyre iu gëzua Stuttgarti, pasi që kanë siguruar vendin e 4-të në renditje dhe rikthehen në Champions.
Hoffenheimi, kështu e mbyll sezonin në vend të 5-të, duke u kualifikuar në Europa League.