Sami Lushtaku ka lëshuar një deklaratë zyrtare në profilin e tij zyrtar në Facebook, pak para hyrjes në stacion policor në Skenderaj, ku do të intervistohet rreth incidentit të djeshëm me Hysni Mehanin e LVV-së.
Lushtaku thotë se ai i përgjigjet Republikës dhe drejtësisë, duke i respektuar institucionet, transmeton IndeksOnline.
“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.
Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.
I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.
Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.
Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!” shkroi Lushtaku.