BallinaSportNdeshje miqësore mes Kosovës dhe Gjermanisë?! Albin Kurti dhe një politikan gjerman...

Ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Gjermanisë?! Albin Kurti dhe një politikan gjerman i drejtohen Federatës gjermane

Të ngjajshme

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Politikani gjerman Hartmut Ganzke ka bërë të ditur se bashkë me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i kanë bërë thirrje Federatës Gjermane të Futbollit (Deutscher Fußball-Bund) që të organizojë një ndeshje mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Sipas Ganzkes, kjo përballje nuk është zhvilluar kurrë deri më tani dhe do të kishte një domethënie shumë më të madhe sesa thjesht një ndeshje futbolli.

“Për shumë kosovarë që jetojnë në Gjermani, kjo do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Politikani gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e komunitetit kosovar në Gjermani, duke bërë të ditur se mbi 600 mijë persona me prejardhje nga Kosova jetojnë në shtetin gjerman, ndërsa rreth 115 mijë prej tyre ndodhen në Nordrhein-Ëestfalen.

Ai shtoi se edhe nga aspekti sportiv, një ndeshje e tillë do të ishte shumë interesante, pasi Kosova ka treguar zhvillim të madh në vitet e fundit dhe tashmë konsiderohet një kundërshtar serioz në arenën ndërkombëtare.

“Ngelemi në pritje”, përfundoi Ganzke./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz