BallinaLajmeOVL-UÇK bën thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

OVL-UÇK bën thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

Të ngjajshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje publike për mobilizim të veteranëve dhe qytetarëve në Skenderaj, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.

Përmes një njoftimi publik, OVL-UÇK ka ftuar të gjithë ata që, sipas tyre, “ndjejnë respekt për luftën çlirimtare”, që të bashkohen pranë stacionit të Policisë në Skenderaj.

“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në reagimin e organizatës.

Postimi i plotë:

Thirrje publike
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fton të gjithë veteranët dhe qytetarët që ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku.
Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë. Prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm.
Ftojmë të gjithë që pjesëmarrja të jetë e qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar, ashtu siç e meriton historia e luftës sonë çlirimtare./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz