Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit.
Anglezi, i cili është trajner i përkohshëm ka arritur të fus “Djajtë e Kuq” në top 3-shen e Premierligës dhe t’i kualifikojë në Champions League.
Sipas “The Athletic”, Carrickut i është ofruar kontrata dyvjeçare, duke besuar në projektin e legjendës së klubit.
“INEOS”, po synon që të përfundojë marrëveshjen të dielën në prag të ndeshjes së fundit të sezonit në “Old Trafford”./IndeksOnline/