BallinaSport​Luftë për pushtet, Milani në krizë të thellë

​Luftë për pushtet, Milani në krizë të thellë

Të ngjajshme

Pagat mesatare në të gjithë Evropën: Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta

Euronews Business shqyrton më nga afër pagat mesatare bruto...

Kinë-SHBA, Europa të mos qëndrojë në stol

Shkruan: Valbona Zeneli Takimi i shumë pritur midis Presidentit amerikan...

Haxhiu pret në një takim komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos është...

Milani po përballet me një periudhë të trazuar, teksa mediat italiane raportojnë për një luftë të brendshme pushteti që mund të sjellë ndryshime rrënjësore në drejtimin e klubit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, ekzistojnë disa skenarë për të ardhmen e klubit ku rolin kryesor mund ta marrë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani, këshilltari i pronarëve Zlatan Ibrahimović ose edhe ish-drejtuesi legjendar Adriano Galliani, i cili përflitet për një rikthim të mundshëm në “San Siro”. Në të gjitha variantet, raportimet sugjerojnë se drejtori sportiv Igli Tare mund të largohet nga projekti aktual.

Situata vjen pas një serie rezultatesh negative dhe protestave të tifozëve ndaj drejtuesve të klubit. Humbja ndaj Atalantës ka rritur tensionin në ambientin kuqezi, ndërsa mediat raportojnë për pakënaqësi edhe ndaj trajnerit Massimiliano Allegri.

Raportimet flasin gjithashtu për përplasje të brendshme mes Allegrit dhe Ibrahimovicit lidhur me menaxhimin sportiv të ekipit, gjë që ka shtuar edhe më shumë paqartësitë për të ardhmen e Milanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz