Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor ( fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmiu ka pësuar lendime trupore dhe i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, për shkak të natyrës së lëndimeve fëmija është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.