BallinaLajmeRritet numri i shoferëve që mbesin pa patentë në Kosovë, mbi 90...

Rritet numri i shoferëve që mbesin pa patentë në Kosovë, mbi 90 mijë kundërvajtje me pikë negative për 16 muaj

Të ngjajshme

Kurti emëron Bedrija Ejupagiqin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shqipëria sonte në Eurovision, Alis vjen me një mesazh për fansat e tij

Shqipëria do të performojë sot në skenën e “Eurovision...

Zyrtare: Carlo Ancelotti vazhdon kontratën me Brazilin

Carlo Ancelotti edhe zyratrisht ka vazhduar kontartën me kombëtaren...

Mbi 16 mijë qytetarëve u është ndaluar drejtimi i automjetit gjatë vitit të kaluar në Kosovë, si pasojë e kundërvajtjeve në trafik që parashohin pikë negative.

Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net nga Policia e Kosovës, të cilët kanë dhënë detaje lidhur me marrjen e patentë-shoferëve dhe kundërvajtjet në komunikacion.

Sipas të dhënave zyrtare të dërguara për lajmi.net, gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë shqiptuar gjithsej 65 mijë e 853 kundërvajtje për të cilat janë paraparë pikë negative.

Në të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 16 mijë e 422 masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve me veprim motorik.

Ndërkaq, vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, janë evidentuar 24 mijë e 250 kundërvajtje që bartin pikë negative, ndërsa 6 mijë e 259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjetit, shkruan lajmi.net.

Sistemi i pikëve negative zbatohet për kundërvajtje të ndryshme në trafik, ndërsa në rast të grumbullimit të numrit të caktuar të pikëve, shoferit i merret patentë-shoferi dhe i ndalohet drejtimi i automjetit për një periudhë të caktuar.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime shtesë lidhur me numrin e saktë të pikëve negative që çojnë në konfiskimin e patentë-shoferit.

Megjithatë, autoritetet vazhdimisht kanë apeluar tek shoferët për respektim të rregullave në trafik, duke theksuar se tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe ngasja nën ndikimin e alkoolit mbeten ndër shkeljet më të shpeshta që ndëshkohen me pikë negative.

Shifrat tregojnë se mijëra shoferë në Kosovë vazhdojnë të bien ndesh me rregullat e trafikut, derisa institucionet e sigurisë rrugore po paralajmërojnë kontrolle dhe masa më të ashpra ndaj kundërvajtësve.

Në rrugët e Kosovës vazhdimisht shohim numër të madh të automjeteve, e numër të madh të shoferëve por që shumë prej tyre duke thyer rregullat e parapara në trafik.

E probleme të shumta shpesh herë janë shfaqur edhe në mënyrën se si pajisen me patentë-shoferë këta drejtues të automjeteve.

Madje pikërisht mbi këto dyshime për manipulime të shumta e dallavere të ndryshme në marrjen e patentë-shoferëve në disa raste ka pasur të arrestuar.

E një rast i ngjashëm para pak ditëve u raportua në Pejë, ku 12 persona janë arrestuar nën dyshimin se i bën pjesë të testimeve njerëzit që në fakt nuk ishin paraqitur fare për testim, njerëz që hynin për tjetër kënd në test e mënyra të ndryshme ku përmes ryshfetit kryenin testimet për të tjerët.

Të gjitha këto paraqesin edhe rreziqet që shumë prej drejtuesve të automjeteve drejtojnë ato mbi marrjen e patentë-shoferëve në mënyra anti-ligjore.

Policia e Kosovës në dy vitet e fundit ka ndryshuar shumë prej gjobave të cilat parashihen në trafik, duke i shtrentjuar ato në mënyrë që qytetarët të bëjnë sa më pak shkelje në trafik, e që të mos rrezikohen as pjesëmarrësit në vozitje dhe as këmbësorët./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz