BallinaLajmeMinistri Vitia vizion Mehanin: Gjendja e tij është stabile – nesër do...

Ministri Vitia vizion Mehanin: Gjendja e tij është stabile – nesër do të realizohen edhe ekzaminime shtesë

Të ngjajshme

Manuel Neuer rikthehet në kombëtaren e Gjermanisë, ftohet për Kupën e Botës

Manuel Neuer mund të kthehet në kombëtaren gjermane dhe...

Michelle Obama shfaqet në Beverly Hills me vajzat, përflitet për peshën e saj

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama,...

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, niset për QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton...

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,...

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, njofton se ka vizituar në spital Hysni Mehanin, për të cilin tha se e ka gjendjen stabile.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tij është stabile. Gjatë ditës së nesërme do të realizohen edhe ekzaminime shtesë.”, tha ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Sapo vizitova në spital zëvendësministrin, Hysni Mehani, pas sulmit fizik të rëndë ndaj tij sot në Skenderaj.

Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tij është stabile. Gjatë ditës së nesërme do të realizohen edhe ekzaminime shtesë.

Përtej bindjeve politike, dhuna nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet mjet komunikimi në një shoqëri demokratike. Sulmet fizike ndaj përfaqësuesve politikë, aktivistëve apo qytetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë vetë frymën demokratike të vendit tonë.

I urova shërim të shpejtë bashkaktivistit tonë Hysniut dhe shpreha mbështetjen time të plotë.

Kosova ka nevojë për përballje me ide, argumente dhe vizion për shtetin, jo me dhunë e frikësim

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz