BallinaLajmeHaliti në prag të zgjedhjeve: Do pushoja krenar për të kaluarën, por...

Haliti në prag të zgjedhjeve: Do pushoja krenar për të kaluarën, por tani s’mund të rri indiferent

Të ngjajshme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Xhavit Haliti, ka thënë se në rrethana normale, do të pushonte i qetë dhe krenar për të kaluarën e tij.

Por, siç tha Haliti, përballë kësaj gjendjeje në të cilën sipas tij është vendi, ai nuk mund të rri indiferent.

“Në rrethana normale, unë do të pushoja i qetë dhe krenar për të kaluarën time. Por, përballë kësaj gjendjeje, nuk mund të rri indiferent, ashtu siç nuk mund të rrijë askush që e do këtë vend”, ka thënë Haliti përmes një postimi në Facebook.

Haliti konsiderohet si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa roli i tij kryesisht cilësohet të ketë qenë politik, diplomatik dhe logjistik.

Po ashtu, Haliti u bë pjesë e PDK-së që nga themelimi i saj, teksa aktualisht është anëtar i kryesisë, ndërsa pjesë e kuvendit pati arritur të bëhej në tetë legjislatura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz