Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në lidhje me rastin e korrupsionit në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë, A.Z dhe F.R.
Të pandehurit akuzoheshin për veprat penale “Përvetësimi në detyrë”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” e “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Vendimi përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe integritetit institucional. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe që çdo keqpërdorim i detyrës zyrtare të trajtohet në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.