“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe sepse mendoja se po i bëja një nder një miku”, shkroi Fleming në një letër drejtuar gjykatës së Los Angeles-it.
“Nuk e kam menduar kurrë rezultatin më të keq të mundshëm. Ky gabim i tmerrshëm do të më përndjekë përgjithmonë”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Fleming është një nga pesë të dyshuarit në këtë çështje. Të pesë të pandehurit kanë pranuar fajësinë.
Fleming punoi me Jasveen Sangha, e njohur edhe si “Mbretëresha e Ketaminës”. Sangha u dënua me 15 vjet burgim në prill. Doktori Salvador Plasencia mori një dënim me dy vjet e gjysmë burg për furnizimin e aktorit me ketaminë. Një mjek tjetër, Mark Chavez, mori tetë muaj arrest shtëpiak.
Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023. Sipas hetimit, ai vdiq nga “efektet akute të ketaminës”. Aktori është i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në sitcom-in Friends. Ai u nominua gjithashtu dy herë për një çmim “Emmy” për rolet e tij në serialin The West Wing (2003) dhe filmin The Ron Clark Story (2006)./Indeksonline/