Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se e keqja më e madhe e këtij vendi është pushteti autoritar i Albin Kurtit.
Ai ka vlerësua se lideri i VV-së nuk dëshiron të qeverisë, por të sundoi.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes e jo opozita
“E keqja më e madhe e këtij vendi është pushteti autoritar, sundimi Albin Kurtit dhe i Vetëvendosjes së tij, dhe jo i opozitës politike ndaj tyre, e tillë çfarë është: shumëkush e sheh të dobët ndaj pushtetit mujshar. Sanksionet e BE-së i kishim me vite, dhe na sollën shumë dëme, për shkak të këtij pushteti. Shkeljet e panumërta të Kushtetutës i bëri pushteti. Korrupsioni qeveritar e ka autorësinë e këtij pushteti. Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita. Qytetarët e kanë mundësinë t’i japin fund gjendjes së keqe të këtij vendi. Më 7 qershor 2026 mund ta kthejnë Kosovën në udhë të mbarë. Thjesht me votën e vet”, ka shkruara ai.