BallinaShowBizSoni flet për herë të parë për romancën me Florin, ka një...

Soni flet për herë të parë për romancën me Florin, ka një kërkesë për të

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Soni Malaj ka folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesin. Dhe po, bëhet fjalë për një lidhje të bukur dashurie që ka zgjatur plot dy vite e gjysmë.

Gjithçka nisi nga një nga këngë e Florit që luhej në sfond në “Ferma VIP”. Në atë moment, Moza Ahmeti e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë “dobësi” për artistin, pa e ditur se përgjigjja do të kthente menjëherë vëmendjen te e shkuara e këngëtares.

“Mos ma shaj Florin”, tha Soni, pasi Moza komentoi këngën që po luhej. Më pas ajo tha: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”

Biseda vijoi me batuta, ndërsa Moza e pyeti nëse Flori është aktualisht beqar apo në një lidhje. Soni zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke u përgjigjur: 

“Ai në punë të vet tani, unë në timen.”

Kur Moza sugjeroi me shaka një rikthim mes tyre, Soni reagoi menjëherë: “Jo, jo.”

Por nuk mbaroi me kaq. Në një tjetër moment, Soni i bëri edhe një “thirrje publike” Florit nga brenda fermës.

“Kur po vendosnin gjithë këngët e tij, thashë mos po vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”, tha ajo, duke iu drejtuar më pas Mozës: “Thuaju të më sjellin një dron, të lutem.”

E po, dashuria mbaron, por respekti, e mbase nostalgjia, mbeten gjithmonë.

U bëmë dhe ne nostalgjikë, ndaj le të dëgjojmë së bashku “Fluturimi 3470”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz