BallinaLajmeMërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Mërgim Lushtaku: “Këtë herë me numër 16, si përherë PDK” (FOTO)

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin e tij politik nën siglën e Partia Demokratike e Kosovës, duke garuar kësaj here me numrin 16, përcjellë Drenica Press.
Ai ka theksuar se, pavarësisht sulmeve, propagandës dhe linçimeve nga kundërshtarët politikë, nuk do të tërhiqet nga misioni i tij për ta forcuar dhe bashkuar PDK-në, duke u zotuar se do të mbetet pranë qytetarëve dhe zë i kërkesave të tyre.
Sipas tij, përkrahja e elektoratit besnik të PDK-së ka qenë forca kryesore që e ka bërë më të vendosur në rrugëtimin politik.
“Kjo nuk është koha të ndalemi. E kaluara duhet të na shërbejë si mësim dhe jo si pengesë për bashkim”, ka deklaruar Lushtaku, duke bërë thirrje për unitet, guxim dhe angazhim më të madh në shërbim të Kosovës.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin ndër vite, duke theksuar se do të mbetet gjithmonë i afërt dhe në shërbim të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz