BallinaLajmeRreth 60 mijë aplikime nga diaspora për të votuar me 7 qershor

Rreth 60 mijë aplikime nga diaspora për të votuar me 7 qershor

Të ngjajshme

​Haxhiu: S’është e drejtë që deputetët të marrin pagë kalimtare

Pas dështimit të mbledhjes së sotme të kryesisë së...

Pacolli njofton pakon e madhe të pastrimit në tërë Kosovën

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen...

Trump në Kinë mes tensioneve me Iranin: Çmimet e naftës bien, aksionet rriten

Çmimet e naftës po bien ndërsa tregjet aksionare po...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për FrontOnline ka bërë të ditur se procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës po vazhdon me interesim të lartë, ndërsa deri më 12 maj janë pranuar mbi 59 mijë kërkesa.

Elezi ka theksuar se periudha e aplikimit ka nisur më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026

”Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës:

• Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026. Në bazë të të dhënave, nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani (e martë, 12 maj 2026, ora 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 59,415 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 49,493, ndërsa 4,944 të tjera janë refuzuar dhe 4,957 janë në pritje për shqyrtim.

• Nga 49,493 aplikime të aprovuara, 11,782 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 1,325 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 36,386 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.

• Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (24,624), Zvicër (11,063), Francë (2,172), Suedi (2,058), Austri (1,508) dhe Mbretëri e Bashkuar (1,337), ShBA (1,115) dhe Itali (1,046).”, tha Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz