BallinaSportLiverpooli po mendon për Alonson, kërkon informata nga Reali

Liverpooli po mendon për Alonson, kërkon informata nga Reali

Të ngjajshme

Vesna Janevska: Po diskutohen ndryshime ligjore për dënimin e prindërve të fëmijëve të dhunshëm

Pas rritjes së rasteve të dhunës midis bashkëmoshatarëve në...

​Haxhiu: S’është e drejtë që deputetët të marrin pagë kalimtare

Pas dështimit të mbledhjes së sotme të kryesisë së...

Pacolli njofton pakon e madhe të pastrimit në tërë Kosovën

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen...

Xabi Alonso rikthehet në qendër të “pazarit” të trajnerëve.

Sipas raportimeve nga Spanja dhe nga Anglia, Liverpooli e ka kontaktuar Real Madridin për të marrë informacione rreth trajnerit spanjoll, ndërsa e ardhmja e Arne Slot vazhdon të jetë në dyshim pas një sezoni zhgënjyes të “The Reds”.

Sipas mediave iberike, nuk bëhet fjalë ende për një negociatë konkrete, por drejtuesit e Liverpoolit e kanë kërkuar një përballje dhe informacion të detajuar mbi punën që Alonso e zhvilloi te Real Madridi gjatë aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”, përcjell “Gazeta Express”.

Emri i ish-mesfushorit spanjoll vazhdon të ketë peshë të madhe në “Anfield”, aty ku Alonso i kaloi disa nga vitet më të rëndësishme të karrierës si futbollist dhe e fitoi Champions Leaguen me fanellën e Liverpoolit.

Pikërisht lidhja emocionale me klubin anglez e bën profilin e tij shumë tërheqës për tifozët dhe drejtuesit e klubit.

Megjithatë, brenda klubit anglez ekzistojnë ende dyshime.

Drejtuesit e Liverpoolit po e analizojnë me kujdes eksperiencën e Alonsos te Real Madridi, ku aventura e tij përfundoi më herët se sa pritej për shkak të rezultateve të dobëta dhe tensioneve në dhomat e zhveshjes.

Xabi Alonso ishte emëruar trajner i Real Madridit në verën e vitit 2025 si pasues i Carlo Ancelottit, por u largua në janar 2026 pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës.

Në vend të tij, klubi madrilen e promovoi Alvaro Arbeloan.

Në “Anfield” situata e Arne Slot mbetet delikate. Forma e dobët e Liverpoolit në muajt e fundit e ka shtuar presionin mbi trajnerin holandez dhe klubi po vlerëson alternativa të ndryshme për bankinën.

Për momentin nuk ka një ofertë zyrtare për Alonson, por kontaktet e para tregojnë se emri i tij vazhdon të jetë një opsion serioz për të ardhmen e Liverpoolit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz