Barcelona u shpall kampione e La Liga pas fitores 2:0 ndaj Real Madridit, në një mbrëmje me emocione të forta brenda dhe jashtë fushës.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Real Madridit treguan një gjest të madh sportiv dhe njerëzor ndaj trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, shkruan Indeksonline
Tekniku gjerman kishte marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij, ndërsa lojtarët madrilenë shkuan ta ngushëllonin personalisht, pavarësisht humbjes në “El Clasico”.
Veprimi i tyre u vlerësua gjerësisht nga tifozët dhe opinioni sportiv, duke treguar se rivaliteti mbetet vetëm në fushë, ndërsa respekti dhe humanizmi janë mbi gjithçka./Indeksonline/
🤝🏻 VINICIUS Y TODOS LOS JUGADORES DEL MADRID LE DAN EL PÉSAME A FLICK TRAS EL CLÁSICO
👌🏻 Absoluta deportividad del brasileño, capitán del equipo blanco en El Clásico, y de todos los futbolistas merengues nada más acabar el partido pic.twitter.com/thQVyqFrYJ— Diario AS (@diarioas) May 10, 2026