BallinaSport​Tare pranon krizën te Milani

​Tare pranon krizën te Milani

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka pranuar se skuadra po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes 3:2 ndaj Atalantws në Serie A, duke theksuar se ekipit i ka munguar përqendrimi dhe mentaliteti i duhur në javët e fundit.

Pas ndeshjes, Tare deklaroi se nuk ka arsye për të fshehur problemet që po kalon skuadra, duke shtuar se të gjithë në klub duhet të marrin përgjegjësi për rezultatet e dobëta. Ai tha se tifozët meritojnë një ekip tjetër dhe se forma e dobët e muajit të fundit ka ndikuar negativisht në objektivat e klubit.

Sipas tij, Milani ka bërë një sezon të mirë për rreth dhjetë muaj, por rënia në javët e fundit ka krijuar tension të madh edhe te tifozët, të cilët protestuan gjatë ndeshjes ndaj drejtuesve të klubit dhe lojtarëve.

Tare bëri të ditur se skuadra mund të futet në grumbullim para ndeshjes së radhës ndaj Genoas, në mënyrë që lojtarët dhe stafi të qëndrojnë më afër njëri-tjetrit dhe të analizojnë situatën. Ai theksoi se objektivi kryesor mbetet sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz