BallinaSportKosova U16 shënon fitoren e dytë radhazi në turneun zhvillimor të UEFA-s

Kosova U16 shënon fitoren e dytë radhazi në turneun zhvillimor të UEFA-s

Të ngjajshme

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Mourinhos i ofrohet kontrata e re nga Benfica

Rikthimi i Jose Mourinhos te Reali po afrohet gjithnjë...

Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Kombëtarja e Kosovës U16 për vajza ka vazhduar me paraqitje të mirë në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi. Pas triumfit ndaj Andorrës, Dardanet e reja të drejtuara nga përzgjedhësja Xhuli Berisha, kësaj radhe mposhtën bindshëm San Marinon, me rezultat 4:0.

Kosova e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, kur në minutën e 2-të Rona Berbatovci realizoi për epërsinë 1:0. E njëjta lojtare u tregua sërish e saktë në minutën e 35-të, duke dyfishuar rezultatin dhe duke vulosur dominimin e Dardaneve në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, në minutën e 78-të realizoi Olsa Kuçi, derisa rezultatin përfundimtar 4:0 e vendosi Elsa Uka në minutën e 85-të.

Dardanet U16 ndeshjen e fundit në këtë turne do ta zhvillojnë më 11 maj kundër Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz