BallinaSportHarry Kane i zhgënjyer: E ëndërronim tripletën!

Harry Kane i zhgënjyer: E ëndërronim tripletën!

Të ngjajshme

Aksidenti në Dobrushë: Të lënduarit shtrihen në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e...

Zyrtare: Lewandowski largohet nga Barcelona

Robert Lewandowski ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund...

Harry Kane ka reaguar pas eliminimit të Bayern Munich-ut nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale, pas barazimit 1:1 ndaj PSG-së në “Allianz Arena”.

“Për momentin jam thjesht i zhgënjyer. Ishim shumë afër këtë vit. Sigurisht, ëndërronim të fitonim të gjitha trofetë.”

“Jemi mjaftueshëm të mirë për ta arritur pikërisht këtë. Pikërisht për këtë dhemb kaq shumë tani.”

“Mendoj se të gjithë ata që e panë ndeshjen do të arrijnë në të njëjtin përfundim: si mund të jepet një prekje me dorë javën e kaluar dhe jo këtë javë? Mendes gjithashtu duhej të ndëshkohej qartë me karton të dytë të verdhë.”

“Disi gjyqtari e ndryshoi mendjen. Kështu është futbolli: në dy ndeshje, të duhet edhe pak fat në anën tënde për të kaluar tutje. Janë pikërisht këto detaje të vogla që bëjnë diferencën”, u shpreh Harry Kane

Sulmuesi anglez shënoi 14 gola këtë sezon në Champions League dhe bëri dy asiste./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz