Sot rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026, njofton policia.
I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje, vijon njoftimi.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”.
“Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, përfundon njoftimi.