Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në GJKKO, ku Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, do dëshmonte lidhur me procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut.
Në kete proces, do të dëshmojë edhe i ati i Noizyt, Bashkim Rajku. Mësohet se shkak për shtyrjen u bë mungesa e dy avokatëve, shkruan euronews.
Rreth 100 gr tritol shpërtheu në biznesin e Noizyt në qershor të vitit 2022.
Dëmet materiale në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë e të dytë të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit ishin të mëdha.
Lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe ishte ndezur me fitil përcjellës.
SPAK dhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbuluan se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si kundërpergjigje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti i njohur si CLLEVIO, nga Noizy dhe shokët e tij.