Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar katër raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara.
Një rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë ku pa shenja jetë është gjetur një burrë.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Një burrë është gjetur i vdekur edhe në Mitrovicë.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor
Një rast ka ndodhur në Leposaviq.
“ Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.
Ndërkohë që një tjetër rast ka ndodhur në Zveçan.
“Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Me vendime të prokurorëve në të gjitha rastet trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.