Kanë mbetur edhe një muaj e disa ditë nga filimi i Kupës së Botës 2026, i cili zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.
Por dy nga shtetet më të mëdha në botë, Kina dhe India nuk do të mund të shikojnë ndeshjet e Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.
Kjo pasi ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi të drejtat e transmetimit.
Pra një popullësi prej rreth 3 miliardë nuk do të mund ti shikojnë ndeshjet e e Kupës së Botës, siç raporton ‘Reuters’.
Sipas raportimeve, ndërmarrja e përbashkët indiane Reliance-Disney paraqiti një ofertë për të drejtat e transmetimit të Kupës së Botës 2026. megjithatë, shuma e propozuar prej 20 milionë dollarë u konsiderua e papranueshme nga FIFA.
Ndërkohë që FIFA ka arritur marrëveshje me transmetuesit në më shumë se 175 territore në mbarë botën, asgjë nuk është njoftuar për Kinën. Megjithatë, sipas FIFA-s, vendi aziatik përbënte 49.8% të të gjitha orëve të shikimit në platformat dixhitale dhe sociale në mbarë botën gjatë Kupës së Botës 2022. Kina përfaqësonte 17.7% dhe India 2.9% të audiencës globale televizive lineare gjatë edicionit të fundit, dhe së bashku këto vende përbënin 22.6% të audiencës totale globale të transmetimit dixhital.
“Diskutimet në Kinë dhe Indi në lidhje me shitjen e të drejtave mediatike për Kupën e Botës 2026 janë duke vazhduar dhe duhet të mbeten konfidenciale në këtë fazë”, tha FIFA në një deklaratë për Reuters./IndeksOnline/