BallinaLajmeAbdixhiku e konfirmon: U dakorduam që të formalizojmë garimin e përbashkët me...

Abdixhiku e konfirmon: U dakorduam që të formalizojmë garimin e përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e ardhshme

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave sot pas takimit të kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie.

Ai ka thënë se këtë takim e kanë mbajtur në vijimësi të zgjedhjeve nacionale të 7 qershorit, ku ka thënë se kanë biseduar për proceset, përgatitjet partiake, themelimin e shtabeve në secilën degë, dhe përgatitjen e listës së LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se janë dakorduar që të shtunën ta thërrasin Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për të finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore.

Ai e ka konfirmuar bashkimin e Vjosa Osmanit në listë të LDK-së.

“Pikë e veçantë e këtij takimi ishte natyrisht edhe bashkimi i madh, për të cilin po flasim e jemi angazhuar. I njoftova kryesinë dhe kryetarët e degëve, u dakorduam që të fomalizojmë tash e tutje në bashkëpunim me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Por, për këtë më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me Osmanin që të ketë votim në Këshill të Përgjithshëm.  Kishte dakordim për bashkimin, për garim të përbashkët, për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani dhe në Këshillin e Përgjithshëm do t’i finalizojmë këtë”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz