Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur në një aktivitet në Zyrën Ovale,ku përmendi luftën e vazhdueshme me Iranin, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Irani nuk ka asnjë shans,” thotë ai. “Ata kurrë nuk e kanë pasur. Ata e dinë këtë. Ma shprehin kur flas me ta dhe pastaj dalin në televizion dhe thonë sa mirë po ia dalin.”
Ai përsërit frazat e njohura se SHBA-të kanë zhdukur ushtrinë, marinën, forcat ajrore dhe udhëheqësit e Iranit.
“Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore,” shton ai.