Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka sqaruar raportimet se kinse ka dhënë dorëheqjen nga pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Muhaxheri ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se vazhdon të jetë në LDK.
“Unë jam në LDK, jam kryetar i degës në Pejë dhe nuk kam dhënë dorëheqje nga asnjë pozitë udhëheqëse”, ka deklaruar Muhaxheri.
- Advertisement -