BallinaShowBizCllevio: Jam fans i Ramës, në shtëpi përplaseshim për Berishën

Cllevio: Jam fans i Ramës, në shtëpi përplaseshim për Berishën

Të ngjajshme

Të shtëna me armë në Oklahoma, plagosen të paktën 10 persona

Të shtënat me armë të dielën në mbrëmje në...

Përparim Rama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve në Dardani

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës,...

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër ‘’RUN’’

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur...

Intervista e Kleviol Ahmetit në podcastin e Grida Duma-s vijon me deklarata që lëvizin nga politika te jeta personale, duke zbuluar një profil më kompleks se sa imazhi publik që ka ndërtuar.

Në një nga momentet më të forta, Cllevio flet hapur për ndikimin që mendon se ka në publik. “Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”, thotë ai, ndërsa shton se është fans i Edi Rama. Deklarata bëhet edhe më personale kur përmend të atin, duke thënë se në familjen e tij mbështetja për Sali Berishën ka qenë aq e fortë sa kthehej në përplasje të ashpra.

Ai ndalet edhe te një periudhë e vështirë e jetës së tij, burgu, që sipas tij nuk e ndaloi, por e shtyu të mendojë ndryshe. Cllevio tregon se pikërisht nga kabina e burgut hodhi hapat e parë në biznesin e syzeve, duke e kthyer një situatë kufizuese në një mundësi fitimi.

Për herë të parë, ai flet edhe për pasurinë e tij, duke deklaruar se sot zotëron rreth 2 milionë dollarë. “Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”, shprehet ai, duke e lidhur suksesin me këmbënguljen dhe zgjedhjet personale./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz