Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që e ka sulmuar fizikisht një femër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 03.05.2026-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/
- Advertisement -