BallinaSportKlubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Të ngjajshme

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të...

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” kanë dominuar garën ndërkombëtare në disiplinën Accuracy Landing të mbajtur në Alicante të Spanjës, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në konkurrencë me elitën botërore të paraglidizmit.

Në këtë garë morën pjesë 115 pilotë, ndërsa vetëm 61 prej tyre siguruan të drejtën për të konkurruar.

Në mesin e tyre, ekipi kosovar u dallua me performancë të lartë, duke fituar pothuajse të gjitha medaljet kryesore.

Arbër Shala, vetëm 14-vjeç, zuri vendin e parë, duke hyrë në histori të këtij sporti, ndërsa Migjen Shala u rendit i treti dhe Lisjeta Thaqi përfundoi në vendin e pestë.

Në konkurrencën e femrave, Lisjeta Thaqi fitoi vendin e parë, ndërsa Anisa Shala u rendit e katërta. Po ashtu, në kategorinë e juniorëve, Arbër Shala triumfoi sërish me vendin e parë, ndërsa vendi i dytë i takoi Anisa Shalës.

Sukseset individuale u kurorëzuan edhe me triumfin ekipor, ku Kosova zuri vendin e parë, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe punës së vazhdueshme të këtij klubi nën udhëheqjen e trajnerit Fanol Shala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz