Barcelona nga sonte mund të nis festën e titullit të La Ligas.
Skuadra katalanase fitoi në udhëtim ndaj Osasunës, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Robert Lewadowski i dha epërsinë ”blaugranëve”, me golin e shënuar në minutën e 81-të.
🚨 ROBERT LEWANDOWSKI BREAKS THE DEADLOCK! A CRUCIAL LATE STRIKE IN THE 81ST MINUTE TO PUT BARCELONA IN FRONT!
OSASUNA 0 – 1 BARCELONApic.twitter.com/6M1fP8lkWb
— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 2, 2026
Pesë minuta më vonë, Ferran Torres vulois këtë fitore me aromë kampioni.
🇪🇸 Osasuna 0–2 Barcelona
Ferran Torres pulls the plug. pic.twitter.com/HfadDpPY7l https://t.co/mNNW51AtCG
— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 2, 2026
Por Osasuna nuk u dorëzua, duke krijuar ”dramë” në minutat e fundit të ndeshjes, pasi ngushtoi rezultatin në 1-2, me golin e Raul Garcias, në minutën e 88-të.
Raúl García de Haro says "game is not finish yet" pic.twitter.com/U9smGj2qer
— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 2, 2026
Pas 34 ndeshjeve, Barcelona është lidere e tabelës me 88 pikë, 14 më shumë se Real Madridi, e cila nesër luan ndaj Espanyolit.
Nëse skuadra madrilene nuk arrin fitore, barcelona do të shpallet zyrtarisht kampion i Spanjës.
Në anën tjetër, Osasuna renditet në vendin e 10-të, me 42 pikë./IndeksOnline/