BallinaLajmeLushtaku njofton për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemë Rexhepi: E takova...

Lushtaku njofton për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemë Rexhepi: E takova për herë të fundit më 6 prill

Të ngjajshme

Donnarumma i jep fund beqarisë

Portieri itialian, Gianluiggi Donnarumma i ka dhënë fund beqarisë. Ai...

Zgjedhjet më 7 qershor, reagon DASH-i

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër...

Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim trupash në Gjermani

Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka reaguar lidhur...

Kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemë Rexhepi.

Përmes një postimi emocional, Lushtaku ka kujtuar takimin e fundit me Rexhepin, më 6 prill, në ditëlindjen e tij, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që do të shiheshin.

Ai e ka përshkruar Rexhepin si një luftëtar të tri luftërave, i cili për më shumë se 18 vite jetoi si invalid, duke përballuar me dinjitet plagët e luftës.

“Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm”, ka shkruar Lushtaku.

Në fund, ai u ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së tij!”. /Lajmi.net/

- Advertisement -