BallinaBotëPas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur

Të ngjajshme

Mësohet skuadra e parë e cila inkuadrohet në Serie A

Venezia është skuadra e parë e cila është inkuadruar...

Sulmi me thikë në Londër, 45-vjeçari para gjykatës

Një burrë 45-vjeçar u paraqit në një gjykatë në...

Rexhepi: Mjetet për shqiptarët e Luginës i bllokoi Demo Berisha, e ka pranuar qartë

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett në lidhje me moshën dhe shëndetin e tij
me një video nga palestra.

Netanyahu postoi një video duke u stërvitur, përmes së cilës iu drejtua me një mesazh të rinjve, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe kujdesit shëndetësor.

Në të njëjtën kohë, ai zbuloi edhe zakonet e tij të të ngrënit pas stërvitjes, duke treguar se çfarë zgjedh të konsumojë pas ushtrimeve.

Disa ditë më parë, kryeministri izraelit njoftoi se i ishte nënshtruar trajtimit për një tumor malinj të prostatës.

Sipas mediave vendave shëndeti i kryeministrit 76-vjeçar izraelit është i mirë, teksa të gjitha analizat e gjakut dhe testet e aftësisë fizike rezultuan brenda kufijve normalë.

Ai tha se nuk e kishte ndarë me qytetarët gjendjen e tij shëndetësore që të parandalonte, sipas tij, përdorimin e informacionit për qëllime propagande nga Irani.

“Dua të ndaj me ju tre gjëra: Së pari, falë Zotit, jam i shëndetshëm. Së dyti, jam në gjendje të shkëlqyer fizike. Së treti, kisha një problem të vogël mjekësor në prostatë, i cili u trajtua plotësisht”, tha ai.

Siç shpjegoi ai, gjatë një kontrolli të planifikuar pas operacionit në dhjetor 2024, mjekët zbuluan një lezion të vogël, më pak se një centimetër, i cili u diagnostikua si një tumor malinj në një fazë shumë të hershme, pa metastaza.

Edhe pse fillimisht iu ofrua mundësia e monitorimit pa ndërhyrje të menjëhershme, kryeministri izraelit zgjodhi të vazhdonte me trajtimin. “Kur informohem në kohë për një rrezik të mundshëm, zgjedh ta trajtoj menjëherë. Kjo është e vërtetë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë personal”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz