BallinaLajmeBrenda dy dite ekstradohen dy kosovarë, njëri nga Kroacia në Kosovë, tjetri...

Brenda dy dite ekstradohen dy kosovarë, njëri nga Kroacia në Kosovë, tjetri niset për në Suedi si i dyshuar për “dhunim”

Të ngjajshme

Tare: Për të qenë i denjë për Milanin, duhet të fitosh

“Dita kur mbylla marrëveshjen ishte një nga ditët më...

Anita Haradinaj tërheq vëmendjen në dasmën e Luanit

Anita Haradinaj shkëlqeu me pamjen e saj gjatë dasmës...

Besnik Tahiri: Kurrë s’duhet harruar se, dinjiteti i punëtorit është dinjiteti i shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Mourinho: Askush nga Real Madridi nuk ka folur me mua

Trajneri i SL Benfica, Jose Mourinho, ka mohuar se...

Deri më 12 maj duhet të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në Kosovë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar planin kohor për...

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 30.04.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia për në Kosovë.

I dyshuari, siç njofton Policia, ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “ posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike dhe posedim të paautorizuar të armëve” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

“I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni kompetent për vazhdim me procedura të tjera ligjore”, thekson njoftimi.

Ndërsa me datën 01.05.2026, nga Kosova për në Suedi është ekstraduar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete suedeze përmes INTERPOL-it, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunim”.

“Ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse ku u realizuan ekstradimet.Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz