BallinaLajmeTakimi me Haxhiun, të gjitha partitë politike pajtohen që data e zgjedhjeve...

Takimi me Haxhiun, të gjitha partitë politike pajtohen që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori

Të ngjajshme

Bedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun

Në objektin e presidencës së Kosovës kanë filluar tanimë...

Lajm i mirë për Schalken, Edin Dzeko rikthehet nga lëndimi

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është rikthyer nga lëndimi dhe...

PSD me Dardan Molliqajn synojnë Kuvendin, ky i fundit thotë se “Kosova s’ka opozitë”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Trump paralajmëroi uljen e trupave në Gjermani, deklarohet Merz

Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të zvogëlonte trupat amerikane...

Bajqinovci godet Osmanin: Ne jemi me qytetarin çdo ditë e jo si ata që shfaqen çdo 5 vite e kur ju duhen votat

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar ish-presidentes...

Sot Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar në takim përfaqësues të partive politike.

Në këtë takim ka shkuar Donika Gërvalla nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Jehona Lushaku Sadriu nga LDK, Ardian Gjini nga AAK, si dhe Duda Balje, Sefer Demiri dhe të tjerë.

Pas këtij takimi, për media kanë folur disa nga pjesëmarrësit e këtij takimi.

Bedri Hamza, Ardian Gjini dhe Jehona Lushaku Sadriu kanë thënë se përfaqësuesit e partive politike janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen me datë 7 qershor.

Për këtë datë ka qenë edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai ka thënë dje pas takimit me Haxhiun se sipas Kushtetueses, janë të mundshme vetëm dy data, 31 maji dhe 7 qershori dhe sipas tij ju duhet më shumë kohë për përgatitje prandaj 7 qershori është data e duhur.

Sot në ora 16:30, Haxhiu ka thirrur konferencë për media ku mund të tregoj edhe datën e zgjedhjeve. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz