BallinaLajmeHaradinaj përkujton Ilaz Kodrën në 27 vjetorin e rënies së tij: Ishte...

Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën në 27 vjetorin e rënies së tij: Ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare

Të ngjajshme

Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur

Dronët rusë sulmuan qytetin jugor ukrainas të Odesës gjatë...

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therë me thikë mbrëmë rreth orës...

Kujtim Shala mohon se është larguar nga LDK: Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka mohuar së është...

Bajqinovci: PDK nuk mori pjesë fare në takime dhe as nuk propozoi emra për President

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha...

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Evropë

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Evropës...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar sakrificën heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës thotë se Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit.

“Dje i kujtuam me respekt dëshmorët Jakub Demaliaj e Bilall Mazrekaj, ndërsa sot përulemi me nderim para sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij, në 27-vjetorin e përjetësisë. Komandant Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të shquar të luftës çlirimtare, frymëzim për bashkëluftëtarët në vijat e frontit. Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra heroikisht Luani dhe u plagos Rafet Rama”, ka shkruar Haradinaj

“Më 30 prill 1999, ai dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan me trimëri kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese serbe, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme komandant Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundon postimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz