Kris Jenner më në fund ka thyer heshtjen pas pretendimeve se kishte shpenzuar 100,000 dollarë për ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.
70-vjeçarja thuhet se ishte e shqetësuar se rezultatet e procedurës së profilit të lartë, një vit pasi u nënshtrua në operim, transmeton Indeksonline.
Burime të brendshme pretenduan se ajo ishte zemëruar me rezultatin, pavarësisht se iu drejtua kirurgut të famshëm plastik, Dr. Steven M Levine i quajtur ‘maestro i liftingut të fytyrës’ për të arritur një pamje dukshëm të rifreskuar në vitin 2025.
Por Jenner nuk humbi kohë dhe e mbylli gojën të gjithëve gjatë një paraqitjeje të sinqertë në podcastin “Khloe in Wonderland ” të vajzës së saj Khloe Kardashian të mërkurën.
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt spekulimeve, ajo këmbënguli se pretendimet ishin të pavërteta, duke e bërë të qartë se nuk mund të ishte më e lumtur si me rezultatet e saj, ashtu edhe me mjekun që qëndron pas tyre./Indeksonline/

