BallinaLajmeRaportohet vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë

Raportohet vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë

Të ngjajshme

“Opozita nuk ka kauzë, po bie në lojën e Kurtit”, Ukshini kritikon partitë opozitare

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka kritikuar partitë opozitare për mungesë...

Postimi i Tatum pas fejesës së ish-partneres, interesant

Channing Tatum ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me...

Mario Mitaj asiston në Arabi

Skuadra e Al Ittihadit ka kaluar në epërsi ndaj...

Haxhiu takon kreun e KQZ-së Kreshnik Radoniqin, diskutohen hapat për shpalljen e zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Një aksident tragjik ka shënuar viktimën e parë në Gjenevë të lidhur me trotinetët elektrikë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rrugë.

Sipas mediave zvicerane, një burrë rreth të gjashtëdhjetave humbi jetën pas një aksidenti me trotinet elektrik që ndodhi gjatë fundjavës. Ky konsiderohet rasti i parë fatal i këtij lloji në kantonin e Gjenevës, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja vjen në një kohë kur përdorimi i trotinetëve elektrikë është rritur ndjeshëm në qytetet zvicerane, ndërsa bashkë me të edhe numri i aksidenteve.

Statistikat tregojnë se në nivel kombëtar, disa raste fatale me trotinetë elektrikë janë regjistruar vitet e fundit, ndërsa shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të gabimeve të vetë drejtuesve.

Ekspertët e sigurisë rrugore paralajmërojnë se këto mjete paraqesin rrezik të lartë për shkak të shpejtësisë, mungesës së mbrojtjes fizike dhe vështirësisë që kanë përdoruesit e tjerë të rrugës për t’i vërejtur në kohë.

Ky rast pritet të rikthejë debatin mbi rregullimin më të rreptë të përdorimit të trotinetëve elektrikë në Zvicër, përfshirë masat për siguri më të madhe dhe ndërgjegjësim për përdoruesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz