BallinaLajmeKQZ-ja në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

KQZ-ja në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

DHL – dërgesa të shpejta dhe të sigurta çdo herë 

Kur bëhet fjalë për dërgesa ndërkombëtare dhe lokale, DHL...

Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kilogramë duhan në Kamenicë

Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar një tjetër...

Musliu kritikon ashpër Kurtin: Paralajmëron rrezik të diktaturës pas zhvillimeve politike në vend

Ish-deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka folur rreth dështimit...

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin...

Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të radhës.

Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Elezi deklaroi se meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme, organizimi i tyre bëhet me afate të shkurtëra kohore dhe një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor do të jetë ndryshimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore apo përshtatja e tyre sipas nevojës dhe në pajtim me rrathanat.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme ia jep të drejtën KQZ-së që afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore të përshtaten me ditët në dispozicion të KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Ai theksoi se me planin e aktiviteteve, KQZ-ja rregullon çështjet mbi të cilat ndërtohet i gjithë procesi zgjedhor dhe që kanë të bëjnë me votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit.

“Pra, këtu përcaktohen afati për partitë politike për të formuar koalicione dhe deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje; afatin për subjektet politike për t’u certifikuar e për të dorëzuar listën e kanidatëve për deputetë; dhe periudhën e fushatës zgjedhore”, shtoi zëdhënësi i KQZ-së.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shtoi se po ashtu, me anë të këtij plani, KQZ-ja cakton edhe kohën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, si dhe regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta.

“Pjesë e këtij plani është edhe vendosja e afateve për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz