Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur nëse është e mundur që ndonjëherë të bashkëpunoj me VV-në e Albin Kurtin.
Ai ka thënë se bazuar në gjuhën e përdorur sot nga Kurti, nuk mund të bashkëpunojnë.
“Për besë me konferencat e sotme, gjuhën e sotme politikke veç një gjë është e qartë, siç thuhet “ra ky mort e i pamë” por për Kosovën ky mort ka ekzistu tash e sa kohë e fatkeqësisht na u desht ti shohim edhe njëherë. Pra si mund të bashkëpunosh me dikë që hedh helm e vrerë kundër partive politike për arsye se i do të gjitha pozitat për vete”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/